[Verse 1: Ghetto Geasy]
Per kte keng ku po jetoj për atë do të tregoj
At që e kam në zemër tash dua ta harrgjoj
Këtu është thellsija ime prej Big Xig, Ghetto G
Këtu është Prishtina me mua vërtet edhe për ty
Se tash krejt sistemi gjindet në kët vend
Në Prishtina f**in' City dhe në vendet që janë për rreth
Ne jemi këtu aty te e gjithë rinia
Këtu ku jetojn bashkë mafija e policija
Yjet e Hip Hop-it dhe të Rock-ut Kosovar
Që prej nga ulpiana mbretron Gettoar
Nga lindja po ndëgjohem në East Side por Shqiptar
[Verse 2: Big Xig]
Vërtet këtu është zemra dhe shpirti i Shqiptaris
Vendi më i mirë në botë dhe stili i rinis
Lindja e venit tonë dhe dora e perendis
Femrat më të mira si gjithmonë ato janë këtu
Veq me dance with me baby atëherë puna ka përfundu
[Chorus 2x: Ghetto Geasy]
Ne jetojm në Prishtinë në Prishtina f**in' City
Tingulli 3 këndon këtu në Prishtina f**in' City
Këtu gjithmonë do të jetë në Prishtina f**in' City
Gjith hip hop do të ketë në Prishtina f**in' City
[Verse 3: Big Xig]
Po tregoj se vërtet jemi në prag të perendimit
Krejt me f** sillet loja në jetën e aktrimit
Tash qyteti jonë jeton si një lloj hiti
Kjo këng po këndohet në Prishtina f**in' City
[Verse 4: Ghetto Geasy]
Sikur t'isha djalë Prishtinas ndëgjohet në gjdo qytet tjetër
Prishtina është e re por me tradit të vjetër
Jemi krejt të përzir qytetar e katunar
Veq zoti e boft hajr qi na ka bo Shqiptar
Dikur ishte lufta tash mbretron krenarija
Mesazhi më imadh tani le të qihet Sërbija
Tingulli 3 tash ndëgjohet vërtet në shumë kënde
G Funk Geloxia tash tingllon edhe në dhomën tënde
Por mos ta haroj edhe lojën që tash përfundoi
Edhe këngën ‘'Dëshira Për Jetë''që dikur këtu mbretroi
Si në nga rruga e lindjes ashtu në perendim
Krejt ky regjion do të nvaret tash nga këndi im
[Chorus 2x: Ghetto Geasy]
Ne jetojm në Prishtinë në Prishtina f**in' City
Tingulli 3 këndon këtu në Prishtina f**in' City
Këtu gjithmonë do të jetë në Prishtina f**in' City
Gjith hip hop do të ketë në Prishtina f**in' City
[Verse 5: Big Xig]
Në krye qendrën time në përkujtimin e fëmiris
E cila tash më rriti në estradën e Shqiptaris
Vërtet veq Hip Hop ishte jeta e këti qyteti
Ne jemi tash këtu në Prishtina f**in' City
Ku është mamirë letë ndahet në një anë
Se tash ka shumë sene qi kur më parë nuk janë kanë
Në vendet e të rriturve i kemi shumë fëmijë
Edhe në parlament janë bo nja dy-treqin parti
Kur ma mirë nuk ka qenë në regjionin tonë
Jeta jote mund zgjatë veq nja dy tre sekond
Me gjëneshtra dallavere javëvën dyqysh e kalojm
Ska qare pa kanë në regull se policija intervenojn
[Verse 6: Ghetto Geasy]
Pa ngjehë deri në dhetë vinë keret e kokakollës
Po të erdhi era alkohol kimu sillë reth patrolës
Deri sa patrolla e fundit është më dehur se ti
Kjo është e përditshmja jonë në Prishtina f**in' City
[Chorus 2x: Ghetto Geasy]
Ne jetojm në Prishtinë në Prishtina f**in' City
Tingulli 3 këndon këtu në Prishtina f**in' City
Këtu gjithmonë do të jetë në Prishtina f**in' City
Gjith hip hop do të ketë në Prishtina f**in' City
Ne jetojm në Prishtinë në Prishtina f**in' City (4x)
Gjith hip hop do të ketë në Prishtina f**in' City