[Verse 1 : Alban Skënderaj]
Sa jetë pritëm në errësirë
Sa gjatë vetëm në shkretëtirë
Prapë dashuria nuk shteroi
Dhe sa fjalë mbytëm në psherëtim
Sa deshirë veshur në trishtim
Prapë dashuria nuk shteron
[Hook : Alban Skenderaj]
Se edhe një ditë, edhe një natë
Edhe një ëndërr nis një hap
Edhe një jetë, edhe një fat
Bën diferencë me pak imagjinatë
Edhe një ditë, edhe një natë
Mbylli sytë, gjej energji
Ngrije kokën tënde lart
Ngrije kokën tënde lart
[Verse 2 : Capital T]
A t'kujtohet ku jena kon' dje e ku jena sot?
Sa sakrificat jon' bo me shumë gjak e me lot
Për me mrri qitu ku jena sot, i kena krejt mundsitë
Me ec përpara edhe s'kena qka me pritë
Se jeta na rrzoi poshtë
Po ti qohu prap nalt
Kallzoju krejtve që munesh me shku shumë lart
Qeli sytë e mledhe krejt energjinë
Si Machine kaloji pengesat që ty t'vin'
Edhe kallzoju që mrrin ca do që ti ki cak
Ti vec bone me shpirt besom që nuk o pak
Po n'fakt derisa ka ajër, sa t'ka diell
Kena mu kon' bashkë, t'part deri n'qiell
[Hook]
[Verse 3 : Capital T]
S'po bon zgjidhje politika
Lufta për karrika
Po dielli ka me dal se nuk jetohet vec me riga
Koha po thotë ika, po nuk po vdes dëshira
Me rilind edhe niherë tu shpresu ditë ma t'mira
Ca po thu?
Qe s'jem qata që jena kon'
A kena me kon bashkë gjithmonë?
A ti ki me na rrejt ton'jetën
Apo ka mu vetdisu ky popull me msu t'vërtetën
E di që ka pengesa
Historia ka mungesa
Po nuk po vdes shpresa, e njejt mu kon adresa
Se që sa t'osht mbijetesa unë menoj edhe për ty
Ka ardh koha jonë krenarinë me rikthy
[Verse 4 : Alban Skenderaj]
Jam peng deri në lamtumirë
Jam skllav i shpirtit tim të lirë
Prapë dashuria nuk shteron
Jam zjarr që digjet nëpër shi
Uragan që endet pa fuqi
Prapë dashuria nuk shteron
[Hook x2]