Alban Skenderaj - Nje Enderr lyrics

Published

0 225 0

Alban Skenderaj - Nje Enderr lyrics

[Verse 1 : Alban Skënderaj] Sa jetë pritëm në errësirë Sa gjatë vetëm në shkretëtirë Prapë dashuria nuk shteroi Dhe sa fjalë mbytëm në psherëtim Sa deshirë veshur në trishtim Prapë dashuria nuk shteron [Hook : Alban Skenderaj] Se edhe një ditë, edhe një natë Edhe një ëndërr nis një hap Edhe një jetë, edhe një fat Bën diferencë me pak imagjinatë Edhe një ditë, edhe një natë Mbylli sytë, gjej energji Ngrije kokën tënde lart Ngrije kokën tënde lart [Verse 2 : Capital T] A t'kujtohet ku jena kon' dje e ku jena sot? Sa sakrificat jon' bo me shumë gjak e me lot Për me mrri qitu ku jena sot, i kena krejt mundsitë Me ec përpara edhe s'kena qka me pritë Se jeta na rrzoi poshtë Po ti qohu prap nalt Kallzoju krejtve që munesh me shku shumë lart Qeli sytë e mledhe krejt energjinë Si Machine kaloji pengesat që ty t'vin' Edhe kallzoju që mrrin ca do që ti ki cak Ti vec bone me shpirt besom që nuk o pak Po n'fakt derisa ka ajër, sa t'ka diell Kena mu kon' bashkë, t'part deri n'qiell [Hook] [Verse 3 : Capital T] S'po bon zgjidhje politika Lufta për karrika Po dielli ka me dal se nuk jetohet vec me riga Koha po thotë ika, po nuk po vdes dëshira Me rilind edhe niherë tu shpresu ditë ma t'mira Ca po thu? Qe s'jem qata që jena kon' A kena me kon bashkë gjithmonë? A ti ki me na rrejt ton'jetën Apo ka mu vetdisu ky popull me msu t'vërtetën E di që ka pengesa Historia ka mungesa Po nuk po vdes shpresa, e njejt mu kon adresa Se që sa t'osht mbijetesa unë menoj edhe për ty Ka ardh koha jonë krenarinë me rikthy [Verse 4 : Alban Skenderaj] Jam peng deri në lamtumirë Jam skllav i shpirtit tim të lirë Prapë dashuria nuk shteron Jam zjarr që digjet nëpër shi Uragan që endet pa fuqi Prapë dashuria nuk shteron [Hook x2]